MENU
klinika

"Jo zgjerim, pa një reformim të thellë të BE-së"

Macron sërish kundër integrimit të Shqipërisë: Pyesni serbët, nëse…

05.12.2019 - 17:48

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka ritheksuar se është kundër hapjes së negociatave me vendet kandidate, para se të reformohet procesi i negociatave në tërësi. Sipas tij, aktualisht ky proces është burokratik, konfuz dhe i paqartë.

“Pyesni serbët nëse jeta e tyre është përmirësuar që prej hapjes së kapitujve të rinj të negociatave. Do të thosha jo. Franca nuk ishte vendi i vetëm i BE-së që kundërshtoi hapjen e negociatave me Shkupin dhe Tiranën. Para hapjes së negociatave, duhet reformuar fillimisht procesi në tërësi. Evropa nuk ishte gati për një gjë të tillë dhe kushtet për nisjen e negociatave të pranimet me dy vendet kandidate nuk ishin përmbushur”, tha Presidenti Macron.

Macron deklaroi pas samitit të NATO-s në Londër se është kundër zgjerimit të Bashkimit Evropian, nëse nuk ndodh një reformim i thellë i BE-së. Sipas tij, është i nevojshëm një partneritet strategjik me këto vende dhe më shumë investime.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!