08.12.2019 - 08:00
Mbetemi në ndikimin e vlerave të presionit të ulët atmosferik duke kushtëzuar intervale kthjellimesh dhe vranësira të shpeshta dominojne në skajin verior dhe jugor, ndërsa pjesa tjetër e territorit paraqitet me kthjellime. Pasditja dhe mbrëmja vijojne në të njëjtat kushte atmosferike ku moti i kthjellët do të jenë prezent në të gjithë Shqipërinë.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehtë në mëngjes por mbeten kostante në mesditë duke u luhatur nga 1°C deri në 17°C.
Era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 2-3 ballë.