19.12.2019 - 08:02
Vendi ynë gjatë paradites do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta.
Por duke filluar nga mesdita dhe në vijim vranësirat do të shtohen në pjesën më të madhe të territorit.
Në orët e mbrëmjes zonat Perëndimore parashikohen të jenë nën presionin e rreshjeve të shiut.
Sipas Meteoalb, temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga -1 gradë C deri në 20 gradë C.
Era do të fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi 65 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar dallgëzim mbi 5 ballë në det.