Presidenti Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të aktores Marika Kallamata.
Meta shkruan se ndarja e Kallamatës nga jeta është humbje e pazëvendësueshme për teatrin dhe kinematografinë shqiptare.
Postimi i Ilir Metës:
Ndarja nga jeta e artistes së shquar dhe të dashur Marika Kallamata, është një humbje e pazëvendësueshme për teatrin dhe kinematografinë shqiptare!
Trashëgimia e pasur artistike, galeria e roleve të interpretuara me mjeshtëri të rrallë dhe të gjitha kujtimet që na la pas, nderohen me respekt dhe do të mbahen mend gjithmonë.
Duke ndarë dhimbjen, u përcjell ngushëllimet më të sinqerta të afërmve dhe bashkëpunëtorëve të saj, si edhe të gjithë artdashësve shqiptarë!