MENU
klinika

Shoqja e Nexhmije Hoxhës

‘Mos më qëlloni’-Fjalët e fundit të Ramize Gjebreas

17.12.2019 - 07:15

Ramize Gjebrea lindi në 20 prill të 1923, në Gjirokastër, nga ku vinte babai, dhe nënën i kishte nga Kaçaniku i Kosovës.

Ajo u arsimua tek Instituti Femëror “Nana Mbretneshë”, ku ishte sëbashku me Nexhmije Hoxhën, dhe Liri Belishovën.

Pas pushtimit italian, Gjebrea u bashkua me Lëvizjen Nacional-Çlirimtare, fillimisht si sekretare e rinisë së Beratit, dhe pastaj si pjesë e shtabit të Brigadës së V Sulmuese. Ajo madje u arrestua në 1943, por u lirua për mungesë provash.

Edhe pse i shpëtoi italianëve, ajo nuk do të kishte fat nga njerëzit me të cilët luftoi dhe u bashkua, pasi do të pushkatohej nga komunistët.

Ajo u akuzua se kishte një lidhje seksuale me partizanin Zaho Koka.

“Më 16 shkurt të vitit 1944 në Ramicë, Vlorë u bë një hetim për sjellje imorale dhe shkelje të moralit partizan.

Ramize Gjebrea mohoi se të ketë patur lidhje me Zaho Kokën, ndërsa ai pohoi se kishin patur vetëm përkëdhelje.

Ndërsa Ramadan Xhangolli, i dërguar nga Komiteti Qendror i Partisë Komuniste të Shqipërisë, i akuzoi ata që kishin pasur marrëdhënie seksuale. Zaho Koka pretendoi se ai nuk e dinte se në kohën e fakteve Gjebrea ishte e fejuara e Nako Spirut. Më 4 Mars të 1944 gjykata e dënoi Gjebrean me vdekje, por fali Kokën.

Gjebrea u ekzekutua dy ditë më vonë, më 6 Mars 1944, përballë 400 partizanëve të Brigadës së V Sulmuese. Tre partizanët (dy meshkuj dhe një femër) shtinë që të tre në ajër plumbin e tyre të parë. Në këtë pikë Gjebrea ulëriti “Mos më qëlloni nga mbrapa. Unë pres plumbat tuaj të jenë të ndryshme. Më qëlloni, dhe atëherë ata i gjuajtën, dhe Gjebrea ra e vdekur.

Liri Belishova, i cila më vonë u bë gruaja e Nako Spirut, dëshmoi në një intervistë të vitit 2010 që gjykata partizane kish ndjekur urdhër nga Enver Hoxha për të ekzekutuar Gjebrean. Sipas Belishovës, urdhri i Hoxhës u bazua në rekomandimet e Dushan Mugoshës, i dërguari i Josip Broz Titos për të ndihmuar Lëvizjes Çlirimtare Kombëtare. Ajo gjithashtu tha se Gjebrea kishte një inteligjencë dhe gojëtari që ishin të pakrahasueshme me ato të grave të tjera shqiptarë të përfshira në Ushtrinë Çlirimtare dhe se përpara se të dilte partizane kishte qenë femra e vetme që marrë pjesë në veprimet guerilase ne qytet”-thuhet në Wikipedia.

Ndërkohë në vitin 2013, gazeta Shqiptarja.com tregon se ka qënë vetë Zaho Koka, i cili ka dëshmuar në gjyq se Ramizja e shpërqendronte.

A e shiti Zaho Koka Ramize Gjebrenë në gjyqin që u zhvillua në Ramicë kundër saj dhe pse?

Dokumentet e proceseve gjyqësore, nëse do t’u besonim deri në fund dëshmojnë se të katër proceset janë zhvilluar brenda një dite me 4 mars 1944 dhe se në këto procese Zaho Koka që në fillim e fajëson Ramizenë se ajo ka influencuar të lërë pas dore punët organizative dhe se ka qenë pikërisht ajo që ka insistuar për marrëdhëniet dashurore.

Procesi i parë (nuk shënohet ora, sikurse ndodh në tre proceset në vijim) është i gjithi me përgjigjet e Ramizesë dhe përballjen e saj me Xhaken (Ramadan Xhangollin). Këtu mungojnë pyetjet që i drejtohen asaj. Thuhet vetëm: “U muar në pyetje. Ramizeja deklaron sa vijon.”

Ramizeja mohon gjithçka që në fillim. Nuk pranon se ka influencuar tek Zaho për të penguar punët e Partisë dhe se nuk ka pasur asnjë marrëdhënie mes tyre veçse ngacmime pa të keq.

Por pse Zaho Koka e shiti kokën e Ramize Gjebresë, gruas që siç thoshte edhe në procesin gjyqësor, “e dashuronte, por s’kish guxim t’ia thoshte?”

Ndërsa e lexojmë dëshminë e tij na vjen në mend letra e 16 shkurtit (pra 16 ditë para këtyre dëshmive të Zahos) që Zenel Hamiti, Komisari i Batalionit III-t i shkruante Hysni Kapos ku e këshillon: “Unë mendoj që Zahua kur të pyetet të merret në një mënyrë të pa kuptueshme nga Ramizea…”. Ndërsa i ka theksuar se “këtë gjë (skandalin) do ta ket par dhe shoku Xhake e Lefter Kasneci prandaj kur të merren në gjyq të pyeten dhe këta shokë pse munt të japin ndonji skjarim”.

Ndërsa gjyqi zhvillohet në mars, ekzaktësisht 4 mars,(16 ditë më vonë) këta personazhe, Zenel Hamiti, Xhaka (Ramadan Xhangolli) që i shkruan Nexhmije Xhuglinit, partizani Tanush Shyti dhe Lefter Kasneci që i shkruan Manush Myftiut, që në momentin e denoncimit të skandalit, pra që në kohën kur ata shkruajnë se po ndodh një skandal, ata janë në dijeni se do të zhvillohet një gjyq ndaj Ramize Gjebresë. Madje japin këshilla edhe se si duhet të pyetet Zaho, veç Ramizesë dhe pa dijeninë e saj…

Kjo të çon në dyshimin, se Zaho Koka deklaron në gjyq, ato çka duhej të deklaronte, ose i kishin thënë të deklaronte. Dhe shpërblim për këtë duhej të kish qenë vendimi i gjyqit, siç do ta shohim në dokumentin që do të botojmë nesër, ku trupi gjykues vendos pushkatimin e Ramizesë dhe faljen e Zahos duke u mjaftuar me përjashtimin nga Partia dhe dërgimin e tij në një rajon tjetër.-shkruan Shqiptarja.com

Madje thuhej se Ramize Gjebreas i kërkuan edhe raportin e virgjërisë së saj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ja sa orë punonte dhe sa muaj pushonte!

A lodhej Nexhmije Hoxha?


Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!

Pesë ditë pas shkarkimit të Abigeila Voshtinës

Aulon Naçi emërohet drejtor i ri i TKOB