MENU
klinika

Politikat e Erdogan

Mos po shkojmë në luftë pa e kuptuar?!

22.12.2019 - 19:34

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka ndjekur politika shumë agresive në Mesdhe, por situata mund të kthehet kundër tij shumë shpejt, tha Francis Ghiles, në Qendrën për Çështjet Ndërkombëtare.

Turqia ka qenë në kundërshtim me shtetet rajonale dhe Bashkimin Evropian, duke dërguar anije shpuese brenda zonës ekskluzive ekonomike të Qipros (EEZ).

Turqia këmbëngul se ka të drejtë të ndërhyjë në Qipron Veriore, një entitet i njohur vetëm nga Turqia.

Dhe, Ankaraja nënshkroi një memorandum mirëkuptimi mbi juridiksionet detare mesdhetare me qeverinë e Libisë të Akordit Kombëtar (GNA) të njohur nga Kombet e Bashkuara (GNA), në fund të muajit të kaluar.

Ky veprim zemëroi Egjiptin, Qipron dhe Greqinë, sepse të gjitha këto vende theksojnë se marrëveshja shkel ligjin ndërkombëtar.

Marrëveshja detare u nënshkrua pas vizitës së Erdoganit në Uashington dhe pak para një takimi të NATO-s, tha Ghiles.

Franca, Italia, Greqia, Qipro, Egjipti, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara të gjithë kanë plane që bien ndesh me qëllimet e Turqisë në zonat përtej Mesdheut lindor.

“Pyetja është mos po shkojmë në luftë pa e kuptuar? Komentet e Macron se NATO-s po i ngordhtte nervi duhet të vendoset në një kontekst mesdhetar, në të cilin aleatët e NATO-s po lejojnë rusët thellojnë përçarjet” tha Ghiles.

Dhe, Erdogan ka ndikuar edhe tek homologu i tij amerikan, Donald Trump në lidhje me disa çështje si blerja e sistemeve raketore ajrore ruse dhe evazioni i sanksioneve të Iranit, pasi Trump miratoi një strategji më të butë drejt Turqisë, në mënyrë që të mos përshkallëzojë më tej marrëdhëniet bilaterale.

“Ajo ka funksionuar deri më tani, por mund të ketë bërë llogaritje të gabuara, veçanërisht nëse Trump ndryshon mendje,” tha Ghiles.

Përkthyer dhe përshtatur nga Ahval/ konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Po hapi i radhës nga Presidenti i Turqisë?

“Lufta e ftohtë” mes Erdogan dhe Trump