MENU
klinika

Pasojat nga tërmeti

Nga nesër nis identifikimi i bizneseve të dëmtuara

24.12.2019 - 22:15
Nga nesër do të nisë në terren identifikimi i të gjitha bizneseve të prekura nga tërmeti i fortë që goditi vendin tonë mëngjesin e 26 nëntorit.Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj deklaroi sot se do të hartohet një plan masash në funksion të rimëkëmbjes së biznesit. “Në buxhetin e vitit 2020 janë 20 miliardë lekë për rindërtimin. Ministri i Shtetit për Rindërtimin është duke konsoliduar një plan gjithë përfshirës. Nuk mendojmë se falja e disa gjobave apo penaliteteve do të ishte praktika më e mirë e ndjekur për të mbështetur biznesin në këtë situatë. Do të monitorojmë situatën për të parë se çfarë plani masash mund të ndërmarrim në funksion të rimëkëmbjes dhe jo vetëm të faljes së penaliteteve”, – tha Denaj.

Ministrja informoi se për të hartuar një plan të tillë masash ka vendosur kontakt me dhomat e tregtisë, duke i ftuar ato të sjellin propozimet e tyre. Ndërsa zëvendësministrja e Financave dhe Ekonomisë, Dajna Sorensen informoi se nesër nis në terren me ekspertë të Institutit të Statistikave për të bërë një anketim të detajuar të gjitha atyre bizneseve që kanë patur një impakt të drejtpërdrejt negativ nga tërmeti. “Flasim jo vetëm për dëmet që janë shkaktuar në ndërmarrje, por edhe humbjet e të ardhurave të munguara gjatë kësaj periudhe, qoftë edhe inventarë të shkatërruar, dëmet apo humbjet nga punonjës të munguar, për të patur atë faturë financiare që është e nevojshme dhe më pas për të dizenjuar ato masa për të mbështetur këto biznese”, -u shpreh Sorensen.

Ndërsa zëvendësministri Elton Haxhi informoi se dëmet e konstatuara si pasojë e fatkeqësisë natyrore në inventar apo në aktive afatgjata do të konsiderohen shpenzime të zbritëshme përtej kufinjve që janë përcaktuar në legjislacionin aktual tatimor

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!