MENU
klinika

Përgjegjësia e BSH dhe FMN

Paketa ligjore për shërbimet financiare

13.12.2019 - 13:05

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj zhvilloi sot një takim me përfaqësues të sistemit bankar, mbikëqyrjes financiare si dhe operatorë të tjerë të tregut të investimeve, ku diskutoi mbi paketën ligjore që ka të bëjë me shërbimin e pagesave, për sipërmarrjet e investimeve kolektive, tregjet e kapitaleve, tregjet financiare të bazuara në teknologjinë e regjistrave të shpërndarë.

“Vlerësuam rëndësinë që kanë këto projektligje për liberalizimin e tregut në fushën e shërbimeve financiare, siç janë ato të shërbimeve të pagesave dhe në tregun e kapitaleve. Hartimi i këtyre projektligjeve është bazuar në direktivat e BE-së dhe qëllimi është përafrimi sa më shumë i tyre me to”– u shpreh Denaj.

Fokusi, sipas ministres Denaj, është rritja e rolit mbikëqyrës si i Bankës së Shqipërisë, ashtu edhe i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare për mbrojtjen e përdoruesve të këtyre shërbimeve të reja financiare.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Përgjysmohen gjobat

36 mijë biznese drejt bankave

Inspektimi përgjatë Lungmares në Vlorë

Denaj apel bizneseve: Respektoni ligjin!