MENU
klinika

Tjetër goditje për Presidentin?!

Peticion kundër projektit infrastrukturor të Erdoganit

28.12.2019 - 10:31

Qindra vetë në Stamboll po vazhdojnë të nënshkruajnë një peticion duke kundërshtuar një projekt madhor infrastrukturor që parashikon ndërtimin e kanali ujor, që sipas tyre do të shkatërrojë mjedisin në qytet. Projekti mbështetet mga Presidenti turk Tayip Erdogan.

Ai që njihet si projekti për kanalin e Stambollit, 45 kilometra i gjatë, pritet të lidhë pjesën veriore të Detit të Zi me detin Marmara.

Zoti Erdogan thotë se projekti do të lehtësojë trafikun e do të parandalojë aksidentet në ngushticën natyrore të Bosforit, një nga kalimet ujore më të ngarkuara në botë, që përshkon qytetin e Stambollit.

Por ligjvënësit e opozitës dhe ekspertët thonë se nuk është adresuar në mënyrën e duhur ndikimi dhe problemet që do të shkaktojë në mjedis ky projekt madhor infrastrukturor. Ata u kanë i bënë thirrje turqve të nënshkruajnë një peticion që kundërshton projektin deri më 2 janar.

Megjithatë presidenti Erdogan ka thënë se do të vazhdojë me planet e tij për ndërtimin e kanalit, pavarësisht kundërshtive.