MENU
klinika

Arsyeja

Qeveria pezullon Arben Malajn nga detyra në Bankën e Shqipërisë

05.12.2019 - 16:54

Me vendim të Këshillit të Ministrave, është pezulluar nga detyra e anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Arben Malaj.

Vendimi është marrë në mbledhjen e 3 dhjetorit, të drejtuar nga zv.kryeministri Erion Braçe, me propozim të kryeministrit Edi Rama. Ky vendim për shkarkimin e Arben Malaj i kalon Kuvendit. Sipas procedurave të parshikuara me ligj brenda 30 ditëve kërkesa për shkarkim do të duhet të shqyrtohet nga komisionet përkatëse.

Në vendim thuhet:

“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 47, të ligjit nr. 8269, datë 23.12.1997, “Për Bankën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave VENDOSI:

Z. Arben Malaj, anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, pezullohet nga kjo detyrë.
Propozimin Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për shkarkimin e z. Arben Malaj nga detyra e anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.”

Më herët gjatë kësaj vete, 28 deputetë të Partisë Socialiste, kërkuan ta shkarkonin si anëtar bordi për shkelje të etikës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Do jem aty kur të tjerët ta braktisin"

PS do e shkarkojë nga BSH, Arben Malaj kërkon teserën