MENU
klinika

Ja ku do të çohen inertet pas tërmetit

Rama nis mobilizimin e menjëhershëm, mbledh ndërtuesit e Durrësit

02.12.2019 - 18:16

Kryeministri i vendit Edi Rama ka zhvilluar një takim urgjent me ndërtuesit në Durrës.

Rama tha se ndërtuesit duhet të nisin urgjent punë, të ngrenë kantierët, pasi përndryshe ndaj tyre do të ketë masa të ashpra.

Mendoj se për banesat janë të pabanueshme, ndërtuesit janë për privim lirie. Por gjykata do vendosë. Ajo që bëjmë ne është që këta ndërtues ku ka dëme të mëdha për shkak të ndërtimit, Prokuroria t’i dërgojë në gjykatë. Në raste kur ka dëmtime, duhen bërë rikonstruksione. Aty ku ka dëme të riparohen. Nëse riparoni, do të qetësoni edhe ndërgjegjen tuaj.

Po i bie shumë shkurt, se s’dua të bëj filma. Që nesër bashkia do jetë në dispozicionin tuaj, gati për të nisur punë. Ngrini menjëherë kantierët. Ne do vëmë njerëz mbi kokë, ju jeni në rregull. Kush tërhiqet nga kjo punë, do të jem unë dëshmitar. Ua keni detyrim popullit, ua keni për detyrë fëmijëve tuaj t’ua lini emrin pa njollë”, tha Rama.

Rama ka kërkuar gjithashtu që inertet që do të hiqen nga banesat e pallatet e prishura të çohen në Porto Romano ku ka filluar tashmë puna për ndërtimin e një parku, ndërsa kërkoi që Durrësi të pastrohet para Vitit të Ri.

“Tani, disa gjëra që duhet nesër të jenë në tavolinë. E para lista e investitorëve që kanë ndërtuar pallatet të cilat janë me dëme por janë nga pikëpamja strukturore ok, për të cilat grupet thonë që ky riparohet. Këta do thirren të gjithë dhe do iu thuhet bëhu gati do i riparosh një për një, jo si të thuash ti po si të themi ne, me gjithë parametrat teknikë me supervizion tek koka, çdo gjë. Unë dua nesër në darkë informacion kush janë këta dhe ku janë këta. Se mund të ketë ndonjë që nuk është këtu, ndonjë që bën si i falimentuar ose është i falimentuar, nuk ka rëndësi. Listat dhe personat dhe gjëja e parë ti që e ke marrë detyrën dhe do drejtosh bashkinë deri në zgjedhje, do i thërrasësh ti. Pallatet që janë minus, që janë negativ, pra ky nuk bëhet, do shemben por është problemi i inerteve. Na duhet nesër harta e Durrësit me pikat ku janë inertet. Do ta pastrojmë para Vitit të Ri komplet. Siç u pastrua Lana me kuadrate. Kompanitë e ndërtimit do t’i thërras unë ky është kuadrati jot, shko pastroje. Tjetra, inertet do të depozitohen të gjitha në Porto Romano. Do çohen inertet dhe do fillojë menjëherë projekti ta heqim atë fushë plehrash e ta bëjmë park komplet atje siç bëhen në botë nga këto inerte parqe, ne e kemi filluar punën tani me këtë rast edhe inertet dhe parkun dhe fitojmë parkun”, deklaroi Rama.

Ai ka kërkuar hartën e tokës shtetërore pranë Universitetit, ku me sa duket do të ketë ndonjë ndërtim për banorët e prekur nga tërmeti. Po kështu kryeministri tha se në çdo vend ku ka njerëz do ketë 2 punonjës bashkie për t’iu shpjeguar.

“Dua hartën e tokës shtetërore që është në zonën e Universitetit, ka një tokë aty ngjitur me zonën ekonomike, dua hartën me të gjitha të dhënat, hapësira. Nesër i dua të gjitha këto. Nga nesër në mëngjes, të gjithë punonjësit e administratës do bëjnë atë që bënte ajo goca, që kishit çuar që shpjegonte. Në çdo pikë ku ka njerëz do jenë dy persona, jo një se e marrin përpara, dy persona gra dhe vajza kryesisht që të rrinë atje të durojnë dhe t’u shpjegojnë me qetësinë më të madhe. Pjesa e akomodimit, mos i vononi kush vjen, të regjistrohet dhe është realisht një person që ka probleme që nuk banon dot në shtëpi ta çojmë në hotel, por duhet të jetë i verifikuar.”, deklaroi kreu i qeverisë”, deklaroi kryeministri Rama.

 

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!