Regullatorët e aviacionit në Shtetet e Bashkuara e pranojnë gabimin mbi rrëzimet e avionëve. Ata e kanë lejuar Boeing-un 737 të vazhdojë të fluturojë pavarësisht dijenisë se kishte rrezik për rënie të tjera.
Analiza pas rënies së parë të avionit vitin e kaluar parashikoi se mund të kishte edhe 15 rënie të tjera mbi jetëgjatësinë e ketij lloji avioni nëse nuk kryhen ndryshime në dizajn. Pavarësisht kësaj, Administrata Federale e Aviacionit nuk e ndaloi së fluturuari Max-in deri në rënien e dytë, pesë muaj më vonë.
Shefi i kësaj administrate Steve Dickson, i cili e filloi punën në muajin Gusht, tha se ky ishte një gabim. Vlerësimi i riskut nga Administrata Federale e Aviacionit u zbulua gjatë nje sesioni dëgjimor në kongresin Amerikan. Ligjvënësit po investigojnë rënien fatale të Boeing 737 Max në Indonezi në muajin Tetor të vitit 2018, si dhe rënien në Etiopi në muajin Mars të vitit 2019.
Në këtë fatkeqësi vdiqën 346 njerëz në total. Zyrtarët e sigurisë ajrore që po investigojnë rëniet kanë identifikuar një sistem kontrolli të automatizuar , të njohur si MCAS, si faktor në të dyja rëniet.