MENU
klinika

Marrëveshje me SHBA

Shqipëria miraton rrjetin 5G

13.12.2019 - 09:01

Qeveria e Shqipërisë e ka miratuar një Memorandum të Mirëkuptimit me qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që ka të bëjë me sigurinë e rrjetit 4G dhe 5G.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke komunikuar me shumë vende në botë, për të kundërshtuar bashkëpunimin e tyre me kompaninë kineze Huawei dhe rrjetin e saj 5G.

Washingtoni e ka vendosur këtë kompani në ‘listën e zezë’ pasi vlerëson se ajo paraqet rrezik për sigurinë kombëtare. Shtetet e Bashkuara dyshojnë se kjo kompani bashkëpunon me qeverinë kineze dhe se të dhënat e përdoruesve të saj nuk janë të sigurta.

Rrjeti 5G paraqet gjeneratën e fundit të lidhjes së telefonave të mençur me internet dhe ofron shpejtësi të shkarkimin shumëfish më të shpejt sesa ekziston aktualisht.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN