Presidenti Trump ka kaluar shumë vite duke luajtur rolin e presë së Kinës. Ngjarjet në vitin 2020 mund ta shtyjnë atë drejt politikave që sfidojnë Kinën në politika dhe ideologji.
Mund të duket e çuditshme ta quajmë Trump “të butë”, për sa i përket Kinës në çfarëdolloj mënyre. Ai filloi një luftë tarifore. Ai ka lejuar ndihmësit dhe zyrtarët e vërtetë të vendosin sanksione ndaj kompanive kineze që konsiderohen kërcënim për sigurinë kombëtare, veçanërisht gjigantit teknologjik Huawei.
Trump thotë se nuk e fajëson Kinën për mashtrime tregtare, duke i quajtur udhëheqësit e saj të zgjuar. Kjo hap një hendek midis presidentit dhe zyrtarëve të tij. Trump mburret se tarifat e tij po i nxisin bizneset amerikane të largohen nga Kina, pasi qasja në treg për multinacionale nuk është aspak një përparësi.
Trump ka kërkuar uljen e deficitit tregtar, duke e shtyrë Kinën të blejë mallra amerikane, mbi të gjitha nga shtetet e rëndësishme për rizgjedhjen e tij në nëntor.
Por në një vit zgjedhor amerikan, ngjarjet mund ta shtyjnë Trump në konfrontime të stilit të ftohtë të luftës që ai i ka shmangur deri më tani.
Le të fillojmë me Hong-Kongun. Trump quajti demonstratat e Hong Kongut si “trazira”, me të cilat duhet të merrej Pekini.
Ndërkohë, represioni brutal, ndaj Ujgurëve dhe pakicave të tjera myslimane në Xinjiang do të nxisë debatet e vitit zgjedhor në lidhje me të drejtat e njeriut. Ndërkohë, me të dretë Trump flet rrallë për to, duke ia lënë atë vartësve të tij.
Duke lëvizur në det të hapur, angazhimi i Trump për të ruajtur sigurinë e aleatëve demokratikë të Amerikës mund të testohet në Tajvan, ku do të mbahen zgjedhjet presidenciale dhe legjislative në janar të vitit 2020.
Qeveria kineze kundërshton thirrjet që Tajvani të bëhet pjesë e atdheut kinez dhe tregon Hong-Kongun si një arsye për të mos besuar premtimet e Pekinit për autonomi nën sloganin “një vend, dy sisteme”.
Provokimet kineze në Detin e Kinës së Jugut, nëse injorohen nga Trump, gjithashtu mund të inkurajojnë kritikët e një presidenti amerikan.
Në përgjithësi, e githa kjo do të jetë një burim rreziqesh dhe kërcënimesh të paparashikueshme.
Kritikët tashmë do të vëzhgojnë Trump dhe përpjekjet për të arritur një marrëveshje tregtare.
Në vitin 2020, Trump mund të fillojë të shpallet veten “i zgjedhuri”, që mundta bëjë Kinën të jetë e bindur.
Përkthyer dhe përshtatur nga The Economist/ konica.al