U mbyll sot skema e financimit 100 % e qirasë për një vit për të gjitha ata që nuk kanë strehë për shkak të tërmetit.
Ky lajm u dha nga vetë kryeministri Rama në mbledhjen e radhës së jashtëzakonshme të qeverisë.
“Në Tiranë është mbyllur përfundimisht skema për financimin e qirave 100% të qirasë për një vit për të gjithë ata që nuk kanë strehë për shkak të tërmetit. 65 % e njerëzve në nevojë hyjnë në ditët në vijim.
Pavarësisht që Bashkia e Tiranës e ka drejtpërdrejtë përgjegjësinë, por për të parë ecurinë u futjes së tyre nëpër shtëpia me qira dhe për të parë çfarë nevojash ka, thjesht një sy nga ana e qeverisë në këtë proces është i nevojshëm”– tha Rama.
Përgjegjëse për monitorimin e procesit Rama ngarkoi ministren Ogerta Manastirliu.