MENU
klinika

Kur do betohen prokurorët?

SPAK ‘shkrin’ Krimet e Rënda

13.12.2019 - 12:40

Tetë prokurorët e strukturës së posaçme, e njohur si SPAK, do të betohen para Presidentit të Republikës më 19 dhjetor.

Lajmi bëhet i ditur nga zyra e shtypit pranë Presidentit Meta, në një njoftim shpërndarë mediave.

“Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Ilir Meta, në përgjigje të kërkesës së Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe në bashkëpunim me Kryetarin e KLP-së, z.Gent Ibrahimi, në mbështetje të nenit 61 pika 2 të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar”, ditën e enjte, në datën 19 dhjetor 2019, ora 09:30, organizon ceremoninë e betimit të 8 (tetë) prokurorëve të emëruar në Prokurorinë e Posaçme (SPAK).”–  thuhet në njoftimin e presidencës.

Betimi i prokurorëve të SPAK para Presidenti, do të shënojë edhe pushimin së funksionuari të Prokurorisë për Krime të Rënda.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Korrupsioni minon çdo gjë”, flet zyrtari i DASH

“SHBA përkushtim të palëkundur për ngritjen e SPAK dhe BKH”

"Do të nisë ҫmontimi i korrupsionit..."

“SPAK”/ Çështjet e ‘nxehta’ po presin shtatorin

"Njësi qendrore përgjimesh për Prokurorët e Posaçëm"

Fuqizimi i SPAK/ Ministria nis dokumentin e rëndësishëm