MENU
klinika

Në sektorin e turizmit dhe shërbimeve

Të huajt shpenzuan 782 milionë euro në Shqipëri

16.12.2019 - 13:37

Edhe pse ka kohë që e kemi lënë pas sezonin turistik të verës, turistët e huaj po vijojnë të shpenzojnë gjithnjë e më shumë para në vendin tonë.

Referuar shifrave zyrtare të Bankës së Shqipërisë, bëhet me dije se, për tremujorin e tretë të vitit 2019, shpenzimet e të huajve në Shqipëri arritën në një nivel prej 782 milionë euro, me një rritje mbi 7% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Kryesisht shpenzimet i adresohen më së shumti sektorit të turizmit por dhe atij të shërbime.

Ndërkohë që sezoni i mbarë turistik 2019, sipas INSTAT, reflektoi rritje me ritme më të larta të shitjeve në sektorin e hotelerisë, me 22,5% kundrejt tremujorit të tretë të vitit të kaluar. Ndërsa në sektorin tjetër të lidhur ngushtë me turizmin, atë të bar-restoranteve, rritja e shitjeve, rezultoi në nivelin me 5,4%.

Në nëntëmujorin e këtij viti, në vendin tonë hynë gjithsej 5.4 milionë të huaj, me një rritje të dallueshme krahasuar me vitin e kaluar.