MENU
klinika

Shpërfill qeverinë amerikane

Telefonica Deutschland zgjedh Huawei

13.12.2019 - 08:55

Telefonica Deutschland, një nga kompaitë e telfonisë më të mëdha ne Gjermani, ka zgjedhur Huawei dhe Nokia për të ndërtuar rrjetin e saj 5G.

5G i referohet brezit të ardhshëm të rrjeteve të telefonisë celulare i cili premton shpejtësi super të shpejtë të të dhënave dhe vonesa më të ulëta midis kohës kur të dhënat përpilohen dhe arritjes së tyre në destinacion.

Kjo lëvizje eshtë në një farë mënyre mospërfillse për qeverinë amerikane e cila ka bërë fushatë që aleatët e saj t’i rrinë sa më larg gjigandit të telefonisë Kineze kryesisht për sa i përket rrjetit 5G. Washington-i i qëndron mendimit se Huawei perfaqëson një rrezik për sigurinë pasi pajisjet e tij mund të përdoren për spiunazh nga Pekini.

Huawei i ka mohuar në mënyrë të përsëritur këto deklarata e pretendime.