Pas 20 vjetësh do të jetë më e mrekullueshme që ne u bashkuam në Tregun e Përbashkët në 1973 sesa që kemi votuar të largohemi nga Bashkimi Evropian në vitin 2016.
Pas luftës synohej pengimi i komunizmit dhe kontrollimi i Gjermanisë, duke i dhënë mundësi asaj të ishte e suksesshme ekonomikisht.
U shfaqën dy modele për mënyrën se si shtetet e kombeve evropiane mund të lidheshin me njëra-tjetrën, duke pasur parasysh këtë qëllim. Njëra bazohej tërësisht në tregti, Shoqata Evropiane e Tregtisë së Lirë (Efta); dhe tjetra përdorej si një mjet për të arritur integrimin politik, Tregu i Përbashkët.
BE i dha Britanisë së Madhe një mundësi për të formuar të ardhmen e botës.
Pushtimi i Irakut ndryshoi gjithçka. Marrëdhëniet e Britanisë me SHBA-në, nuk u shëruan kurrë. Në 2005, popullit britanik iu premtua një referendum mbi kushtetutën evropiane, megjithëse të tre partitë kryesore gjetën arsye për të hedhur poshtë atë premtim pas zgjedhjeve.
Kur u bë kryeministër, David Cameron vendosi të mos “e mërziste më Evropën”. Parlamenti nuk debatoi më përpara takimeve të këshillit evropian dhe diskutimet vjetore rreth peshkimit ose bujqësisë.
Britania fillimisht u bashkua me një projekt politik për arsye ekonomike. Por këtë herë, nuk ishte ekonomia. Njerëzit votuan për t’u larguar për arsye të bashkësisë, identitetit dhe përkatësisë.
Këto emocione janë më të fuqishme se paraja.
Krahasuar me betejat e periudhave të tjera të historisë sonë, trazirat e viteve të fundit kanë qenë jashtëzakonisht paqësore.
Ndërkohë që ne po largohemi, BE-ja, si ne, do të duhet të bëjë ndryshime në mënyrën e funksionimit të saj. Kjo është për të mirën e tyre. Sido që të jetë e ardhmja, ne të gjithë duhet të mbetemi miq, si dhe evropianë.
Gisela Stuart ishte Deputetja e Laburistëve për Birmingham Edgbaston nga 1997 deri në 2017 dhe kryetare e Fushatës për tu larguar.
Përkthyer dhe përshtatur nga The Guardian/ konica.al