06.01.2020 - 10:54
Një automjet i djegur është gjetur në Golaj të Hasit dhe dyshohet se është e autorëve të vrasjes së Guxim Gjyriqit në mesnatë në Bajram Curr.
Autorët që pritën Guxim Gjyriqin, e qëlluan me breshëri automatiku dhe më pas u larguan menjëherë nga vendngjarja mund të kenë zgjedhur të djegin automjetin e tyre për të humbur gjurmët, një skenë e parë shumë herë më parë në atentate të tilla në Shqipëri.
Policia ndërkohë po bën krehjen e gjithë zonës për të zbuluar, identifikuar dhe kapur autorët por ndërkohë nga automjeti mund të gjendet ndonjë provë.
Fshati Golaj gjendet 55 kilometër larg qytetit ku ndodhi ngjarja.