MENU
klinika

Përgjigjet dermatologia

Gjatë shtatzanisë më kanë dal njolla kafe në fytyrë. Si mund të hiqen?

15.01.2020 - 11:07

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Gjatë shtatzanisë më kanë dalë ca njolla  kafe në fytyrë, në ballë dhe në mjekër. Si mund të hiqen?

Përgjigjet dermatologia: Gjatë shtatzanisë, sidomos në fund të tremujorit të parë, ka mundësi të shfaqen disa shenja ngjyrë kafe në fytyrë të quajtura chloasma. Këto shenja ngjyrë kafe zakonisht shfaqen në ballë, mjekër dhe sidomos në buzën e sipërme. Mund të përdoren produkte që frenojnë sintezën e melanisë, si psh kremra me bazë acid cogic, thioctic, phytic ose arbutin. Nëse njollat nuk ikin duhet të bësh një vizitë dermatologjike më specifike

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN