Taylor Swift nuk do të performojë në “Grammy Awards”.
Ajo ka anuluar performancën surprizë në mesin e akuzave për seksizëm që po i bëhen akademisë, shkruan Page Six.
Paraqitja e saj në këtë event u mbajt e fshehur, por burimet thonë se ajo kishte vendosur të këndonte në atë skenë himnin e saj feminist.
Performanca do të kishte tërhequr shumë vëmendje, duke pasur parasysh pretendimet e “seksizmit të shfrenuar” në Akademi na CEO e larguar Deborah Dugan.
Taylor është nominuar në tri kategori këtë vit në Grammy Awards, përfshirë edhe këngën e vitit me “Lover” dhe pritet akoma të marrë pjesë në ceremoni, por jo të performojë.
Megjithëse ylli i popit është gati të rrëmbejë tre çmime, albumi i saj i fundit, “Lover”, u përjashtua nga kategoritë më të mëdha të ceremonisë, Record of the Year dhe Album of Year.