MENU
klinika

Përgjigjet psikologia

Kam dy vjet që vuaj nga ankthi, jam e shqetësuar. Si të shpëtoj?

28.01.2020 - 10:59

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja:  Shqetësimi im fillon para 2 vjetëve nga ankthi kisha shqetësime marrje fryme djersitje mendime pa lidhje jam kuruar një pjesë kohe nga psikiatri ne fund ai vendosi të Pi zoloft. Kam 4 vjet që Pi zoloft me dozën 15o mg mirëpo 2 vitet fundit e ula me 100 mg dhe vjet e ula me 50 keshtu vendosa me heq si medikamentet me urdhër të mjekut .. mirëpo në nëntor më filluan sinptomat përsëri Ato ankth dridhje mendime pa lidhje lodhje mungesë oreksi dhe u konsultova me një psikiatër më tha të vazhdoj zoloftiin përsëri 50 mg të shoqëruar me sedoxil gjysëm mëngjes, gjysëm darkë ju lutem a Ka ndonjë diagnozë kjo sepse Akoma se di se nga çfarë po vuaj ju lutem një përgjigje.

Përgjigjet psikologia: Simptomat e juaja janë të formës së depresionit. Depresioni është madhor dhe minor. Është më i shprehur tek femrat 2 herë më shumë se sa të meshkujt. Arsyeja nuk dihet por mendohet që ndikojnë ndryshimet hormonale. Depresioni mund të shkaktohet nga nje disbalanc kimik në tru, pastaj nga disa shkaqe:

nga gjenet tuaja,

nga një problem shëndetësor,

ngjarje në jetën tuaj,

nga ilaqet,

droga,

alkooli etj.

Depresioni trajtohet me ilaqe dhe këshillime. Barnat që i keni përdorur janë antidepressant. Duhet ti ndiqni këshillat dhe ti përdorni barnat sipas rekomandimit që ju ka përshkruar Psikiatri.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN