MENU
klinika

Nga Project Syndicate

Ky duhet të jetë viti i ndryshimeve të mëdha!

01.01.2020 - 11:20

Viti 2019 po përfundon me demonstrata, pabarazi dhe një krizë përfaqësimi në shumë vende. Bota po shkon ngadalë drejt recesionit dhe një krize të re.

Qeveritë dhe njerëzit, mund t’i ndryshojnë këto tendenca alarmante në vitin 2020.

61 vende do të kenë zgjedhje presidenciale ose parlamentare në vitin 2020. Shumë qytetarë janë të lodhur nga politika; ata duan ndryshim dhe ata do të zgjedhin parti të reja si një mënyrë për ta arritur këtë.

Kjo është një mundësi për të ndryshuar situatën aktuale, por shumë nga drejtuesit e rinj janë të ekstremit të djathtë, që për problemet e sotme, fajësojnë migrantët dhe të varfërit. Ashtu si në Mbretërinë e Bashkuar, shumë njerëz do të votojnë për këta politikanë, duke e bërë botën një vend më të pabarabartë dhe më të rrezikshëm.

Shumëçka do të vendoset në Shtetet e Bashkuara, ende fuqia hegjemonike e botës. Se si do të votojnë qytetarët amerikanë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 do të sjellin pasoja për pjesën tjetër të planetit.

Presidenti amerikan Donald Trump tashmë ka pasur një ndikim të madh në botë, duke dëmtuar shumë institucione shumëpalëshe, marrëveshje tregtare dhe nisma globale, si pjesë e axhendës së tij “America First”. Megjithë retorikën populiste, amerikanët në përgjithësi kanë përfituar shumë pak.

Megjithatë, e djathta vazhdon të fitojë vota.

Se si arritëm në këtë pikë nuk është e vështirë të thuhet. Katër dekada të politikave neoliberale kanë përkeqësuar shumë kushtet e jetesës në shumicën e vendeve. Qeveritë e të majtës dhe të djathtës, të këshilluara nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, Banka Botërore dhe organizata të tjera, kanë ndjekur politikat e  përqendruara në përmirësimin e konkurrencës së biznesit, që ka nënkuptuar paga më të ulëta, tregjet më “fleksibile” të punës, ulje të taksave të korporatave dhe pabarazi më të madhe të të ardhurave.

Në vitin 2020, masa shtrënguese do të bëhet “normalja e re”, duke prekur 113 vende, ose më shumë se 70% të popullsisë botërore, dhe duke nxitur më shumë pakënaqësi sociale.

Shumë qeveri po ulin shpenzimet sociale, por po rritin shpenzimet ushtarake dhe mbështesin korporatat e mëdha me fonde publike.

Në një kohë kur gjysma e popullsisë së botës jeton ende në varfëri, kjo ka të ngjarë të shkaktojë më shumë protesta dhe konflikte në vitin 2020.

Masat shtrënguese nuk janë të nevojshme. Edhe në vendet më të varfëra, ekzistojnë alternativa. Organizata Ndërkombëtare e Punës, Gratë e Kombeve të Bashkuara dhe UNICEF raportojnë të paktën tetë mundësi financimi për të gjeneruar burime të qëndrueshme dhe për të shmangur shkurtimet në shërbimet publike.

Nëse qeveritë do të hiqnin dorë nga masat shtrënguese, ne do të mund të shohim më shumë vende që mbledhin të ardhura për, duke rritur investimet publike që u sjellin dobi njerëzve, dhe mbështesin aktivitetin e vërtetë ekonomik dhe zhvillimin njerëzor.

Edhe nëse bota shmang fatkeqësinë ekonomike në vitin 2020, shkatërrimi i mjedisit do të vazhdojë.

Bota po humbet më shumë se 26 milion hektarë pemë çdo vit, një zonë me madhësinë e Britanisë së Madhe, kryesisht pyje tropikale shiu, duke ndikuar si klimën ashtu edhe jetën e kafshëve e bimëve.

Këto nuk janë vetëm çështje kombëtare. Problemet globale kërkojnë zgjidhje globale dhe multilateralizmi duhet të forcohet, jo të dobësohet.

Një e ardhme më e mirë për të gjithë është e mundur. Qeveritë, dhe qytetarët, mund të përmirësojnë botën në vitin 2020.

Por nëse vazhdohen të fajësohen migrantëve dhe të varfërit, të pasurit pasurohen edhe më shumë, dhe mjedisi shkatërrohet, ky do të jetë një tjetër vit i gjatë i jetuar në rrezik.

Isabel Ortiz, Drejtoreshë e Programit Global të Drejtësisë Sociale në Nismën për Dialogun e Politikave në Universitetin Columbia, ishte Drejtor i Organizatës Ndërkombëtare të Punës dhe UNICEF, dhe një zyrtar i lartë në Kombet e Bashkuara dhe Bankën Aziatike të Zhvillimit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Joschka Fischer/ Project Syndicate

Lamtumira e Angela Merkelit

Dy “shtylla binjake”të një aleance të madhe

Pse Evropës i duhet Amerika?