09.01.2020 - 08:03
Ditën e sotme, moti do të jetë i kthjellët deri në mesditë.
Por sipas Meteoalb gjatë mesditës dhe orëve të pasdites vranësirat do të bëhen të dukshme kryesisht në zonat malore të Shqipërisë.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat minimale dhe maksimale nga -5°C në 14 °C.
Era do fryjë e lehte në toke dhe mesatare në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në det dallgëzimi 2 – 3 ballë.