MENU
klinika

Përgjigjet mjekja e përgjithshme

Po bëj ca kohë që vuaj nga hipotiroidizmi. Çfarë më rekomandoni?

28.01.2020 - 11:12

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Përshëndetje kam disa kohë që vuaj nga hipotiroidizmi. Çfarë më rekomandoni?

Përgjigjet mjekja e përgjithshme:  Për hipotiroidizmin si rregull trajtimi është medikamentoz, por rol të rëndësishëm luan dieta. Këto të sëmurë duhet të ushqehen me produkte që përmbajnë shumë jod sic jane produktet e detit, frutat e detit, peshqit, mishi, të brendshmet e bagetive, qumeshti, kosi, djathi, fruta etj.

Nuk duhet konsumuar lakër, lule lakër, brokoli, fasule, bizele,etj.

Duhet të konsumojnë rregullisht ujë dhe kripra minerale me doza normale.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nisur nga thonjtë deri tek rrallimi i vetullave

5 ndryshime në trup që mund të zbulojnë shumë për shëndetin

Mos i injoroni kurrë, këto 3 shenja

Diçka nuk po shkon si duhet me gjendrën tiroide