MENU
klinika

Jo më pagesa me para cash?

“Politika monetare e BSH e ka dhënë efektin”

16.01.2020 - 12:00

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ishte i pranishëm në Forumin dyditor të vendeve të Europës Qendrore dhe Lindore, një organizim i përvitshëm i “Euromoney” i mbajtur në Austri.     

Në këtë forum Sejko përmendi politikat monetare stimuluese që ka ndjekur Banka e Shqipërisë dhe sipas tij, kanë rezultuar të suksesshme duke ndkuar ndjeshëm në rritjen ekonomike.

Sejko vuri në dukje se stimuli monetar i ka mundësuar Shqipërisë një ambient financiar me norma të ulëta e të qëndrueshme interesi, me likuiditet të bollshëm dhe me luhatje të moderuara të kursit të këmbimit, duke nxitur rritjen e konsumit dhe investimeve private, ka reduktuar çmimin e kredisë, si dhe ka lehtësuar kostot e shërbimit të borxhit për të gjitha segmentet e ekonomisë.

“Kjo politikë ka rezultuar e suksesshme, së pari në shmangien e recesionit në periudhën e krizës dhe më tej, në fillimin e rimëkëmbjes së kërkesës agregate dhe ngritjen e ekonomisë drejt ekuilibrit”– u shpreh Guvernatori.

Një tjetër çështje e trajtuar në ditën e dytë të forumit, ishte reduktimi i përdorimit të parasë cash në ekonomi. Ky reduktim synon të përmirësojë efektivitetin e politikës monetare nëpërmjet dy kanaleve: lehtësimin e mekanizmit të transmetimit, si dhe krijimin e një hapësire të mëtejshme për manovrim në mjedise me inflacion të ulët.

Guvernatori Sejko vuri në dukje se për vende si Shqipëria, në të cilat përdorimi i parasë cash përbën pjesën më të madhe të pagesave, mbetet e rëndësishme që institucionet të ndërmarrin politika dhe strategji, që stimulojnë publikun në përdorimin e mundësive të pagesave elektronike.

Në këtë kontekst, abuzive. Kështu, kur sipërfaqja e përfituar ishte më e madhe, poseduesi mund ta blejë atë me çmim tregu. Nga ana tjetër, nëse poseduesi nuk e kërkon, e refuzon apo nuk shlyen vlerën, sipërfaqja shtetërore shtesë kalon për llogari të fondit të tokës bujqësore në administrim të njësisë së vetëqeverisjes vendore dhe jepet me qira nga kjo e fundit.

Banka e Shqipërisë ka hartuar projektligjin “Për shërbimet e pagesave”, i cili synon të ndryshojë sjelljen e publikut ndaj pagesave, adopton direktivën përkatëse të Bashkimit Europian dhe i hap rrugë zhvillimit të produkteve të reja të pagesave.

Në ditën e parë të forumit ishin të pranishëm edhe ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, si edhe ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko.

Duke kërkuar mbështetjen e diasporës, Guvernatori Sejko tha se ekonomia shqiptare ka vazhduar trendin pozitiv, sistemi i saj financiar është i qëndrueshëm dhe perspektivat e rritjes janë pozitive.

“Shqipëria është në hapat e parë drejt ‘internacionalizimit’ dhe ka mjaft potencial për t’u shfrytëzuar, prandaj shqiptarët brenda kufijve, por dhe diaspora shqiptare, duhet të japin mbështetjen për ta arritur këtë sukses në të ardhmen”.

Për të siguruar një rritje të shpejtë dhe të qëndrueshme afatgjatë, shtoi më tej Sejko, Shqipëria duhet të rrisë konkurrueshmërinë e saj dhe t’i zgjerojë tregjet përtej kufijve, duke përfshirë: lëvizjen ndërkufitare të mallrave, shërbimeve dhe kapitalit; lëvizjet e rrjedhshme të kapitalit njerëzor etj.

Zgjerimi dhe integrimi në tregjet ndërkombëtare paraqet një sfidë, por njëkohësisht edhe një mundësi për vendin tonë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


U shtatëfishuan në një dekadë

100 mijë karta krediti në duart e shqiptarëve