MENU
klinika

Parlamenti ka 15 ditë afat...

Qeveria miraton paketën Anti-KÇK dhe ligjin special për masat pasurore

31.01.2020 - 12:57

Në mbledhjen e sotme të qeverisë ka kaluar me akt normativ paketa AntiKÇK dhe ligji special për masat pasurore ndaj krimit të organizuar. Vendimi është marrë në mbledhjen e mbajtur pak momente pas përfundimit të takimit të kreut të qeverisë Edi Rama me ambasadoren e SHBA në vendin tonë, Yuri Kim.

“Takimi i mirëseardhjes së ambasadores amerikane Yuri Kim me fokus në prioritetet e përbashkëta si dy vende aleate. Koinçidencë e bukur mbledhja e mëpastajme e qeverisë, ku kaluam paketën AntiKÇK&Ligjin Special për masat pasurore ndaj krimit të organizuar”- shkruan Rama.

Për 15 ditë parlamenti ka mundësi të rrëzojë këtë akt normativ. Paketa ligjore Anti-KÇK e hartuar pas konsultimit me ekspertët izraelitë ka për qëllim goditjen e krimit të organizuar, e për rrjedhojë edhe prokurorët e gjyqtarët e korruptuar që teksa presin të “digjen” në vetting, po i bëjnë favoret e fundit eksponentëve të krimit të organizuar.

Kjo njësi do të hetojë 91 krime të parashikuara në Kodin Penal, nga vjedhja me armë, tek droga, grupi i strukturuar kriminal, vrasja, falsifikimet, plagosja, rrëmbimi, prostitucioni, terrorizmi, korrupsioni i çdo zyrtari publik e deri tek krimi zgjedhor.

Struktura policore ka të drejtë të nisë hetim pasuror për individët që dyshojnë se niveli i jetesës nuk mbulohet nga të ardhurat. Pjesë e hetimit do të jenë bashkëshorti, fëmijët, bashkëjetuesi mbi 5 vjet, si dhe të gjithë personat e tjerë që kanë lidhje pasurie. Do të goditen dhe do të shpallen të paligjshme edhe kalimet fiktive të pasurive tek të afërm apo persona të tretë.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!