MENU
klinika

Presidenti iranian nuk ndalet

Rouhani: Forcat amerikane, me shqelma jashtë Lindjes së Mesme!

08.01.2020 - 14:25

Presidenti iranian, Hassan Rouhani, ka theksuar se, kundërpërgjigjja ndaj vrasjes së gjeneralit Qasem Soleiman, është nxjerrja me shqelma e trupave amerikane nga Lindja e Mesme. 

Në një postim në “Twitter” të mërkurën, Presidenti iranian tha gjithashtu, se po të mos kishte qenë Soleimani, kryeqytetet europiane do të ishin në rrezik të madh tashmë.

“Gjenerali Soleimani luftoi heroikisht kundër ISIS, Al Nusrah, Al Qaeda dhe të tjerave. Po të mos ishte për luftën e tij kundër terrorizmit, kryeqytetet europiane do të ishin në rrezik të madh tanimë. Kundërpërgjigja jonë përfundimtare, ndaj vrasjes së tij, është nxjerra “me shqelma” e forcave amerikane nga rajoni”, –  ka shkruar, Presidenti.