16.01.2020 - 15:01
Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti sot në takim Komisionerin e ri për Politikën e Fqinjësisë Europiane dhe Negociatat e Zgjerimit, Oliver Varhelyi.
Presidenti Meta, theksoi se integrimi europian mbetet projekti më i rëndësishëm strategjik për Shqipërinë, dhe se përmbushja sa më parë e 9 kushteve të Bundestagut është rruga më e shpejtë për çeljen dhe përparimin e negociatave të anëtarësimit me BE.
Më pas Meta shprehu mirënjohjen ndaj Komisionerit dhe vendeve anëtare për organizimin e konferencës së donatorëve në 17 shkurt në Bruksel dhe akordimin e ndihmës së 15 milion eurove, pas tërmetit të nëntorit që goditi Shqipërinë.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Vizita e parë e Oliver Varhelyi
E ardhmja europiane e rajonit/ Komisioneri për Zgjerimin sot në Tiranë
Konferenca e përbashkët