MENU
klinika

Vrasja e Qassem Soleimanit

Rusia nuk do ta ndihmojë Iranin të hakmerret!

07.01.2020 - 16:06

Gjenerali iranian Qassem Soleimani, i vrarë javën e kaluar nga një dron amerikan në Bagdad, besohet se ka bindur Presidentin rus Vladimir Putin që të ndërhyjë ushtarakisht në Siri në vitin 2015, një pretendim që Kremlini e mohon.

Sidoqoftë, përshkallëzimi i tensioneve pas vdekjes së Soleimanit mund të ndryshojë llogaritjet e Putinit në rajon.

Ministria e Mbrojtjes Ruse vlerësoi “kontributin e padiskutueshëm” të tij për mposhtjen e Shtetit Islamik në Siri. Ministria i dha merita atij për organizimin e një rezistence të armatosur ndaj ISIS shumë kohë përpara se SHBA të krijonte koalicionin e vet anti-ISIS.

Disa analistë kanë argumentuar se gjithmonë është në interesin e Rusisë të kufizojë rolin e Iranit në Siri, sepse Kremlini nuk ka kontroll mbi Iranin ose Hezbollahun.

Putini, nga ana e tij, kurrë nuk donte të zgjidhtte i vetëm krizën siriane, por përkundrazi, kërkonte të mbështeste forca të gatshme për të marrë në konsideratë interesat ekonomike dhe ushtarake të Rusisë përpara atyre amerikane.

Alexander Zasypkin, ambasadori rus në Liban, tha këtë në një intervistë në mars 2019: Unë do ta them qartë: Ndikimi i Iranit në regjimin sirian nuk duhet të kufizohet. Një aleancë e forte ekziston midis Damaskut, Teheranit dhe Hezbollahut. Do të mbetet kështu edhe në të ardhmen.

Një aleancë përcaktohet nga angazhimet e ndërsjella.

Por kur bëhet fjalë për regjimin iranian, Putini ka shmangur çdo lloj angazhimi serioz.

Vdekja e Soleimani nuk ndryshon asgjë në lidhje me këtë. E gjithë Rusia ndihet e detyruar të ngushëllojë Iranin, siç bëri Ministri i Jashtëm Sergej Lavrov për homologun e tij iranian Mohammad Javad Zarif; të shprehë shqetësimin, siç bëri Putini për Presidentin Francez Emmanuel Macron; dhe të vazhdojë bashkëpunimin ushtarak me pasardhësin e Soleimani, Esmail Ghaani.

Putini nuk do të mbështesë asnjë përpjekje të Iranit për hakmarrje.

Megjithatë, ai do të duhet të reagojë nëse Irani bën hakmarrje dhe situata do të dalë nga dora.

Analisti ushtarak rus Pavel Felgenhauer madje e ka krahasuar vrasjen e Soleimanit me vrasjen e Dukës Ferdinand në Sarajevë në 1914, ngjarja që nisi Luftën e Parë Botërore.

Në një nivel strategjik, përshkallëzimi i mëtejshëm midis Iranit dhe SHBA mund të prishë ekuilibrin gjeopolitik që Rusia, ndërhyri në Siri për të ruajtur.

Kjo është diçka që Putini dëshiron ta parandalojë me ndihmën e liderëve evropianë.

Përveç bisedës me Macron, ai ka ftuar kancelaren gjermane Angela Merkel të vizitojë Rusinë fundjavën e ardhshme, me Iranin në krye të axhendës.

Megjithatë Putini nuk mund të  parandalojë një luftë midis SHBA dhe Iranit, një luftë që regjimi iranian nuk mund ta fitojë. Në një situatë të tillë, Putin do të kishte nevojë për një zëvendësim të Boshtit të Rezistencës në Siri.

Të mërkurën, Putini do të vizitojë Ankaranë për t’u takuar me Presidentin Rexhep Tajip Erdogan. Ata do të kenë gjëra më urgjente për të diskutuar sesa fillimi i një tubacioni të ri të gazit natyror.

Megjithëse Rusia dhe Turqia janë në anët e kundërta të konfliktit civil në Libi, Putin dhe Erdogan kanë dëshmuar një aftësi për të punuar së bashku. Vitin e kaluar, të dy bashkëpunuan kur Erdogan filloi një operacion ushtarak kundër kurdëve me qendër në Siri.

Putin ka më shumë të ngjarë të kërkojë një kompromis me Erdogan sesa të vazhdojë të mbështesë Asadin. Sundimtari sirian, për ironi, duhet të lutet që iranianët të mos bëjnë asgjë të nxituar.

Leonid Bershidsky, Bloomberg

Përkthyer dhe përshtatur nga Bllomberg/ konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Vepruam të ndalonim luftën, jo ta fillonim..."

Vrasja e gjeneralit iranian, reagon Donald Trump