“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata
Pacientja: Përshëndetje jam një grua 55 vjeçe dhe shpesh më ndodh të kem këmbët e fryra dhe dhembje kur eci shumë. Çfarë mund të bëj?
Përgjigjet reumatologia: Edema është një gjendje në të cilën trupi ruan shumë ujë. Kjo bën që pjesë të ndryshme të trupit duke përfshirë këmbët, krahët, duart, fytyrën, etj, të fryhen. Edema mund të shkaktohet nga qëndrimi në këmbë për periudha të gjata kohore, nga udhëtimet e gjata me avion, por edhe gjatë ditëve të menstruacioneve tek disa gra. Për ti lehtësuar ato përdorni kompresa me akull në këmbë ndihmon në ngushtimin e enëve të gjakut dhe kufizon rrjedhjen e gjakut në atë zone. Akulli ndihmon edhe në lehtësimin e dhimbjeve. Mjaft të rëndësishme janë edhe çorapet e kompresionit, të cilat nuk lejojnë grumbullimin e lëngjeve dhe fryrjen e këmbëve. Në këto raste duhen eliminuar qëndrimet e gjata në këmbë, ose ulur, udhëtimet e gjata, ose të bëhen pushime të shpeshta. Për më tepër ju rekomandoj të bëni një vizitë më të hollësishme.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.