Sugjerimi i Boris Johnson që Britania mund të tregtonte me BE-në me të njëjtat kushte si Australia, u refuzua presidentja e Komisionit Evropian.
Ursula von der Leyen tha se ajo ishte “befasuar” kur dëgjoi kryeministrin të propozonte një Brexit “të stilit Australian” sepse “Bashkimi Evropian nuk ka një marrëveshje tregtare me Australinë”.
Johnson i bëri komentet në një fjalim javën e kaluar, ku ai hodhi poshtë sugjerimet që Mbretëria e Bashkuar mund të përafrohej me rregullat e BE për të fituar më shumë akses në treg, kërkesa kryesore e bllokut.
“Sinqerisht, unë u çudita pak kur dëgjova se Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar fliste për modelin Australian,” tha Von der Leyen gjatë një debati në Parlamentin Evropian të Martën. “Australia, pa asnjë dyshim, është një partner i fortë, por Bashkimi Evropian nuk ka një marrëveshje tregtare me Australinë.”Johnson i ka vendosur vetes një afat për të negociuar një marrëveshje tregtare me BE.
BE gjithashtu dëshiron të drejtat e peshkimit për flotat e saj në ujërat britanike, ndërsa Mbretëria e Bashkuar dëshiron hyrje për firmat e saj të shërbimeve financiare në tregjet evropiane.
Të martën, kancelari Sajid Javid tha që ai dëshironte një “proces të besueshëm ekuivalentimi” për rregullat e shërbimeve financiare mbi të cilat mund të ndërtohet “një marrëdhënie e qëndrueshme” me BE.
Por Michel Barnier, negociatori kryesor i BE-së i cili po fliste gjithashtu në debatin parlamentar, tha se blloku thjesht nuk do të negociojë me Mbretërinë e Bashkuar për këtë çështje. Si rezultat i largimit të Britanisë nga BE, firmat e qytetit do të humbasin të drejtat e tyre “pasaportuese” automatike për të vazhduar të bëjnë biznes në kontinent.
Ky reagim vjen pas lajmeve që qarkullojnë se vendet anëtare po e shtyjnë komisionin të forcojë edhe më tej kushtet për Britaninë, duke kërkuar që ajo të qëndrojë në përputhje me rregullat e reja të BE-së pasi të largohet.