Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, rreth para 1 muaji, mes të tjerave, foli edhe për Christian Panuccin, duke e cilësuar zhgënjimin më të madh si trajner në krye të Kombëtares shqiptare.
Sot ka ardhur reagimi i trajnerit italian. Për median italiane “ilposticio.it”, Panucci ka deklaruar se Duka ka thënë gjëra të këqija në drejtim të tij.
“Kur unë e mora Shqipërinë, skuadra ishte në vendin e katërt të kualifikueseve për Botërorin 2018. Në fund arritëm të tretët. Shqipëria është një vend shumë i komplikuar.
Nëse pas 2016 ishte një pankinë e vështirë në Europë, ishte ajo e Shqipërisë. Vinte nga Europiani ku merrte pjesë për herë të parë, të pranoja ta trajnoja ishte një gjysmë vetëvrasje, sepse vështirë se mund të arrija ta kualifikoja.
Në kualifikueset për Europian ishin në vazon e katërt, të përfundonim të tretët do të ishte arritje, ta përfundonim në vendin e dytë do ishte një mrekulli. Por, kam qenë i lumtur, ishte një eksperiencë fantastike.
Kisha një raport të shkëlqyer me djemtë. Presidenti i Federatës ka lëshuar disa deklarata të shëmtuara ndaj meje, por kur isha unë, presidenti nuk më ka ndërhyrë. Më ka lënë të punoja”, – u shpreh Christian Panucci.