17.02.2020 - 10:16
Tidjane Thiam u hoq si shef ekzekutiv i Credit Suisse, pas zbulimit të vitit të kaluar se banka zvicerane kishte kryer përgjime të dy ish-ekzekutivëve të saj.
Me një skenar si nëpër romane spiunazhi, ish CEO kishte punësuar detektivë privatë për të ndjekur dy ekzekutivët. Një episod monitorimi arriti të njihej me emriin e koduar “Operacioni Küsnacht” sipas emrit të lagjes së pasur ku ishte ndermarrë.
Z. Thiam insiston se nuk ishte në djeni të spiunimeve. Ai u mbështet nga investitorët, por kjo nuk ishte mjaftueshëm t’i shpëtonte vendin e punës. Ndërkohë banka raportoi një rritje në fitimet vjetore prej 69%.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
SHBA-Iran/ Sa dëmtohen firmat perëndimore?