MENU
klinika

"The New York Times"

Pse e ka të sigurtë mandatin e dytë, Presidenti Trump!

07.02.2020 - 16:17

Siç e kanë vërejtur disa njerëz, kjo ishte java më e suksesshme politikisht e presidencës Trump.

Së pari, vlerësimet e miratimit për Presidentin Trump po rritet. Kur hetimi filloi në tetor, vlerësimi i tij ishte 39. Tani është 49. Nëse ai mund ta mbajë në këtë nivel, me siguri ai do të rizgjidhet president.

Së dyti, hetimi nuk u bë asnjëherë temë bisede midis demokratëve të zakonshëm, e lëre më  mes republikanëve, kështu që u mund lehtë në Senat. Pra, siç duket, hetimi funksionoi për republikanët dhe kundër demokratëve. Miratimi i Partisë Republikane është tani 51 përqind, më i larti që nga 2005. Tani më shumë amerikanë e identifikojnë veten si republikan sesa demokratë.

Së treti, rezultatet e Iowa-s, tregojnë se nuk ka asnjë kandidat të dukshëm i cili mund të mbështetet shpejt nga të gjitha fraksionet e partisë.

Me Mike Bloomberg tani që dyfishon shpenzimet e tij për fushatën, duket se beteja kryesore demokratike do të vazhdojë për një kohë të gjatë.

Së katërti, Trump me siguri i ka fituar zgjedhjet. Kjo shihet edhe nga fjalimi i tij, që ishte më i miri, fjalimi më efektiv i presidencës Trump.

Fjalimi i Trump sillej rreth kësaj pyetjeje thelbësore: A funksionon kapitalizmi në thelb? Trump ka shumë gjëra nga ana e tij: Shkalla e papunësisë është më e ulta në dekada. Pagat po rriten. Të ardhurat e familjes janë më të larta se kurrë. Amerikanët duket se e pranojnë këtë. Besimi tek ekonomia është më i lartë se në çdo moment tjetërqë nga administrata e Klintonit.

Një parti opozitare mund të rimarrë sërish Shtëpinë e Bardhë në një kohë të kushteve në rritje ekonomike, por nuk mund ta bëjë këtë duke mohuar realitetin e shumicës së amerikanëve.

Është e vështirë të mposhtësh një president në kohë të mira. Cila do të ishte ajo çështje?

Benjamin Friedman argumenton se në kohëra të prosperuara, votuesit janë më tolerantë ndaj diversitetit, më të përkushtuar ndaj drejtësisë dhe zgjerimit të mundësive.

Siç e thotë ai, “Rritja ekonomike sjell përfitime morale.”

Ata duhet të argumentojnë se kjo është koha për të përfituar nga prosperiteti për të filluar një ringjallje morale dhe sociale.  Ky është viti për të zhvilluar një fushatë vlerash.

Përkthyer dhe përshtatur nga The New York Times/ konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga The Washington Post

A ia vlejti hetimi i Trumpit?

Deklarata e kandidates Warren

“Trump mund të jetë në burg në 2020”