MENU
klinika

Përgjigja për mosbesuesit

Kritikat për “Anti-KÇK”/ Rama: Ligji i frymëzuar nga dashuria për vendin

04.02.2020 - 10:43

Kryeministri Edi Rama ka një përgjigje për të gjithë kritikët dhe mosbesuesit ndaj paketës anti-KÇK të miratuar nga qeveria për të goditur krimin e organizuar dhe pasuritë e paligjshme.

Në një postim në “Twitter”, Rama shkruan se jo vetëm PD por edhe plot analistë po i kundërvihen kësaj pakete, duke e cilësuar një përçartje kolektive.
Ai thotë se anti-kçk është reagimi i duhur në kohën e duhur dhe se ky ligj special është frymëzuar nga dashuria për vendin dhe vullneti i hekurt për të shkatërruar burimet financiare të krimit.

  • MESAZHI I RAMËS

Jo vetëm PD po edhe plot të ashtuquajtur analistë e komentatorë po i kundërvihen antiKÇK-së, në një përçartje kolektive brenda kutisë së televizorit! Sepse për ta krimi është ushqimi i politikës e audiencave së tyre kundër qeverisë dhe mes krimit e qeverisë ata zgjedhin krimin.


AntiKÇK është reagimi i duhur në kohën e duhur, kur puna e sakrificat e policisë poshtërohen nga prokurorë&gjykatës të korruptuar, të cilët janë partnerë të krimit jo nuk dënojnë, po lirojnë vrasës e trafikantë të dënuar dhe punojnë të kapin ç’të kapin para se t’i fshijë Vetingu.
Ligji Special është frymëzuar nga dashuria për këtë vend dhe vullneti i hekurt për të shkatërruar burimet financiare të krimit, duke marrë shembull nga historitë e suksesit të vendeve si Italia e Britania e Madhe që me ligjet speciale goditën në zemër mafien apo terrorizmin.
Koha do të provojë përsëri edhe njëherë se dashuria për vendin, vullneti për ta bërë shtet modern Shqipërinë, vendosmëria për t’i rënë me kokë mureve të vjetra, do të fitojnë mbi hipokritët, dembelët e parazitët që jetojnë me llafe, gënjeshtra e broçkulla duke helmuar shqiptarët!

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!