MENU
klinika

Fokusi i diskutimeve

Liderët e Ballkanit, më 16 shkurt, në Bruksel

08.02.2020 - 19:36

Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel ka thirrur më 16 shkurt një takim joformal me liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku do të marrë pjesë edhe kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq, vendi i të cilit ka kryesinë e radhës të BE-së.

Sipas burimeve të Këshillit Evropian, në këtë takim do të marrin pjesë edhe presidentja e Komisionit Europian Ursula von Der LEyen dhe kryediplomati i BE, Joseph Borrel.

Takimi, që do të zhvillohet në formën e një darke së punës, është thirrur në kuadër të përgatitjeve për samitin e të gjitha vendeve anëtare të BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor që do të mbahet më 6 maj në Zagreb.

Thirrja e këtij takimi vjen disa ditë pasi Komisioni Evropian publikoi propozimin për metodologjinë e re për zgjerimin e BE-së.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


”Macron tha ‘jo’ kur të gjithë liderët e BE-së ishin pro"

BBC: Shpërfillja evropiane ushqen pakënaqësinë në Ballkan