MENU
klinika

Koronavirusi në Shqipëri?!

MSH: Shqipëria ende e paprekur, përfundon testimi i 5 rasteve të reja

28.02.2020 - 15:28

Ministria e Shëndetësisë me anë të një njoftimi për mediat shprehet se Shqipëria ende nuk është prekur nga koronavirusi, pasi nuk ka asnjë pacient të tillë që të ketë këtë virus.

Po ashtu, ministria thotë se janë testuar 5 raste dhe se në asnjërin prej tyre nuk ka dalë që të ketë pacient të prekur nga koronavirusi i ri.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë

Ministria e Shëndetësisë/ zyrtare: Shqipëria e paprekur nga koronavirusi i ri, përfundon testimi i 5 rasteve të reja

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale konfirmon se ka përfunduar testimi në laboratorin e virologjisë në Institutin e Shëndetit Publik edhe i pesë rasteve të tjera të dyshuara, me histori udhëtimi me vendet e prekura nga koronavirusi COVID-19, të cilat kanë rezultuar NEGATIVE. Deri në këto momente janë testuar 23 raste për koronavirusin e ri. Duke ju ftuar t’i referoheni burimeve zyrtare, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën me dije se do të informojë në vijimësi për situatën në vendin tonë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Letra e mjekut italian po bën xhiron e rrjetit

“Fëmijë, mos kini frikë nga koronavirusi!”


“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!