MENU
klinika

Gjimshiti për situatën nga Koronavirusi

“Nuk kam frikë, por nuk ftoj asnjë në Bergamo”

25.02.2020 - 13:32

Një nga rajonet më të prekura në Itali nga Koronavirusi është Bergamo. Aty jeton edhe mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti. 27-vjeçari aktivizohet me Atalantën, ndërsa në një intervistë për median zvicerane “Blick”, ka sqaruar se nuk ndjen frikë…

Ke frikë prej Koronavirusit?

“Shpresoj që virusi të ndalohet sa më shpejt të jetë e mundur dhe që të mos ketë më viktima. Unë personalisht nuk jam i frikësuar nga virusi. Mendoj se në botë ka sëmundje edhe më të rënda. Sidoqoftë, familjen dhe miqtë e mi nuk do i ftoja në Bergamo”.

Me rritjen e vdekjeve, disa zona janë futur në karantinë. Si është situata në qytetin e Bergamos?

“Këtu ende nuk ka polici në rrugë, mund të lëvizim të lirë. Sapo jam kthyer nga qyteti dhe dyqanet e restorantet ishin të hapura. Por, në rrugë ka shumë më pak njerëz”.

Çfarë mendojnë shokët e skuadrës për virusin?

“Sigurisht, koronavirusi është një temë e cila flitet shpesh mes nesh. Disa janë më të frikësuar, disa të tjerë më pak”.

Dëmtimi në nxehjen para ndeshjes së Champions League, çfarë ndodhi?

Luajta një top të gjatë dhe papritur ndjeva dhimbje në kofshë. Ishte bezdisëse. Ishte në ditën që festova datëlindjen e 27. Por, shokët e skuadrës bënë shumë mirë. Ndërkohë, tashmë nga dëmtimi jam mirë dhe jam sërish gati.

Vazhdoni të stërviteni rregullisht?

“Deri më tani ka qenë e zakonshme, përveç faktit që ndeshja nuk u luajt. Të hënën nuk kishte stërvitje, por të martën do rikthehemi në fushë. Të paktën ky është synimi.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Historia e mbrojtësit të Atalantës

“Ashensori” Gjimshiti, shqiptari që kaloi limitet

Gjimshiti, mes Serie A dhe Champions

“Me Rejan, Kombëtarja është më mirë”