“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacientja: Përshëndetje, pas lindjes kam kaluar depresion. Çfarë të bëj?
Përgjigjet mjekja e përgjithshme: Depresioni pas lindjes është një formë e depresionit që shumë nëna e përjetojnë pas lindjes së foshnjës. Fatkeqësisht shumë prej tyre, kjo gjendje i gjen të papërgatitura dhe të painformuara, duke mos e ditur se çfarë po ndodhë, duke e ndier veten në faj dhë të turpëruara.
Një gjë duhet ta pranojmë, ardhja e fëmijës është një gjë e këndshme por edhe mjaftë sfiduese dhe e lodhshme. Është normale që të përjetoni ndryshime dhe luhatje emocionale menjëherë pas lindjes. Depresioni paslindjes nuk ka një shkak të vetëm, por ka gjasa të rezultojë nga një kombinim i faktorëve biologjik dhe emocionalë. Depresioni paslindjes nuk ndodh për shkak të diçkaje që një nënë e bën ose nuk e bën. Pas lindjes, nivelet e hormoneve (estrogjenit dhe progesteronit) në trupin e një gruaje bien apo zvogëlohen shpejt. Kjo çon në ndryshime kimike në trurin e saj që mund të shkaktojnë ndryshime në disponim dhe gjendjen emocionale. Depresioni pas lindjes mund të zgjas disa javë apo disa muaj, dhe shumë prej tyre me mbështetjen e miqve, familjes e disa me ndihmë profesionale e tejkalojnë këtë gjendje.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.