MENU
klinika

Nëse nuk zbatohen rregullat...

Pastrimi i parave/ BE ‘qorton’ 8 shtete

13.02.2020 - 18:01

Komisioni Europian ka dërguar paralajmërime ligjore për Qipron, Portugalinë, Holandën dhe pesë shtete të tjera të BE-së për vonesat e tyre në zbatimin e rregullave të reja kundër pastrimit të parave të miratuara në nivelin e Bashkimit Europian dy vjet më parë. Nga 27 shtetet e BE-së u kërkua që të miratojnë rregulla të rrepta deri në janar për të luftuar rreziqet e parave ilegale në një gamë të gjerë sektorësh, përfshirë shkëmbimet e kriptomonedhës, kartat e parapaguara celulare dhe kompanitë ‘guaskë’.

Rregullat u propozuan në vitin 2016 nga Komisioni i BE-së në vazhdën e sulmeve terroriste në Paris, të cilat vranë më shumë se 130 njerëz. Përplasja kishte për qëllim të pengojë fondet terroriste dhe krimet e tjera financiare. Qeveritë dhe ligjvënësit e BE ranë dakord për rregullat e reja tre vjet më parë dhe më pas i miratuan zyrtarisht ato në vitin 2018, por Qiproja, Hungaria, Holanda, Portugalia, Rumania, Sllovakia, Sllovenia dhe Spanja nuk i kanë shndërruar ato ende në ligje kombëtare, tha Komisioni i BE-së te mërkurën.

“Qortimi” u realizua nëpërmjet një letre të formatit “njoftim zyrtar”, i cili është hapi i parë i një procedure të gjatë ligjore që mund të çojë në gjobitje nëse rregullat nuk zbatohen siç duhet. Paralajmërimet tregojnë rritje të vëmendjes së autoriteteve të BE për luftën kundër pastrimit të parave pas një serie çështjesh të profilit të lartë që goditën bankat kryesore në bllok vitet e kaluara.

Sidoqoftë, komisioneri përgjegjës për pastrimin e parave, Valdis Dombrovskis, një ish-kryeministër i Letonisë, është kritikuar nga ligjvënësit për ngadalësimin e reformave të reja të thirrura pas skandaleve të parave të ‘pista’ në Letoni, Danimarkë, Estoni, Maltë, Qipro dhe shtetet e tjera të BE-së. Sipas rregullimit të fundit, platformat e shkëmbimit të kriptomonedhave kërkohen të identifikojnë përdoruesit e tyre, duke i dhënë fund anonimitetit që mund të favorizojë pastrimin e parave. Do të jetë gjithashtu më e lehtë të identifikohen pronarët përfundimtarë të kompanive dhe trusteve