MENU
klinika

Editorial i The Guardian

Britania duhet të qëndrojë afër Evropës!

02.02.2020 - 19:31

Brexit u bë realitet. Të premten në mbrëmje, 47 viteve të anëtarësimit britanik në Bashkimin Evropian morën fund. Ishte një moment që do të ndryshojë rrjedhën e historisë së kombit tonë, por në çfarë drejtimi është e pamundur të tregohet.

Për disa, është një fillim i ri; për të tjerët, një gabim historik. Edhe gjeografikisht, Britania mbetet e përçarë si askund tjetër në Evropë. Përgjegjësia e kryeministrit është të bashkojë Mbretërinë e Bashkuar.

Britania tani përballet me të njëjtën zgjedhje ekzistenciale që bëri muajin e kaluar, ose më saktë  për tre vitet e fundit. A është vendi ynë që të jetë më i afërt me botëkuptimin diplomatik dhe ekonomik të fqinjëve dhe aleatëve tanë më të afërt, me të cilët kemi të njëjtët besime dhe vlerash? Apo do të përpiqemi të shndërrohemi në një superfuqi globale si SHBA, apo edhe Kina, qasjet e së cilës ndaj të drejtave dhe standardeve janë kaq thelbësisht të ndryshme nga tonat?

Premtimi i atyre që mbështesnin Brexit ishte se asnjë zgjedhje e tillë nuk është e nevojshme, se Britania ka aftësinë ekonomike të jetë një superfuqi në vete, të diktojë kushtet e veta të tregtisë në pjesën tjetër të botës.

Por ne përballemi me vendime të vështira për të ardhmen tonë pas Brexitit. Ekonomia jonë nuk është aq e madhe sa të lejojë Britaninë të diktojë kushtet e saj të tregtisë te gjigantët ekonomikë konkurrues dhe blloku i madh tregtar.

Për më tepër, kostot ekonomike të një Brexiti të vështirë do të ndjehen më ashpër në zona më pak të pasura të vendit. Një marrëveshje e tregtisë së lirë në stilin e Kanadasë, do të shtojë pabarazitë rajonale, tashmë ndër më të lartat në Evropë. Më e keqja, të gjitha, ajo dëmton marrëveshjen e së Premtes së Mirë, e cila solli paqe në Irlandën Veriore.

“Hard Brexit” gjithashtu do t’i jape një shtysë lëvizjes për pavarësinë Skoceze.

Realizimi i “ëndrrës” së Britanisë për “divorc” me Evropën mund të nënkuptojë ndarjen e afërt të Mbretërisë së Bashkuar.

Përkthyer dhe përshtatur nga The Guardian/ konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Problemet e organizatës

20 sfidat e BE-së për vitin 2020!