MENU
klinika

SHBA kthen mendje për Konferencën e Donatorëve

Rama: Do ta rrisin shumën e deklaruar në Bruksel

19.02.2020 - 19:58

Kryeministri Rama pas takimit me ambasadoren amerikane Yuri Kim ka thënë se SHBA do të rrisë shumën që deklaroi në Bruksel e cila ishte rreth 5 milion dollarë.

Ndër të tjera Rama thotë se pritet nisja e punës së përbashkët për Akademinë e Transparencës duke shtuar se Rindërtimi do të jetë shembull në këtë aspekt. SHBA të gjitha paratë në Bruksel i dha për menaxhimin dhe transparencën e fondeve për rindërtimin.

Rama pas shifrës 1.15 miliardë euro komentoi 5 milion dollarët e SHBA duke thënë se “amerikanët nuk janë bujarë me paratë por janë bujar me eksportimin e standarteve”. Më pas në Tiranë kryeministri shqiptar zbuloi se i kishte kërkuar vetë SHBA-së Akademinë e Transparencës për rindërimin, standertet e ndërtesave si dhe tenderat apo procedurat publike.

Statusi i Ramës:

“Falenderoj ambasadoren e SHBA për lajmin e mirë se SHBA do ta rrisin shumën e deklaruar në Bruksel për Rindërtimin. Nisja e punës së përbashkët për Akademinë e Transparencës realizon një kërkesë tonën ndaj miqve të çmuar për ta bërë Rindërtimin shembull edhe në këtë aspekt.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!