MENU
klinika

"Fusni të bashkisë, paguajini dyfish"

Rama inspekton punimet, ironi me të rinjtë e papunë

18.02.2020 - 14:40

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në zonën e Plazhit në Durrës, ku ka inspektuar punimet në një pallat të dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit.

Ndërsa është përballur me ankesën e ndërtuesit se nuk ka punëtorë për të kryer punimet, Rama i ka kërkuar zëvendës ministres së Brendshme Rovena Voda të fusë në punë punëtorët e bashkisë. Kryeministri tha se pas miratimit të ligjit në parlament do të sillen edhe punëtorë nga jashtë.

“Duam punë, duam punë por kur vjen puna për punë mirë që duan punë shteti por edhe kur iu thonë hajde verifikohuni jo të gjitha janë. Kjo është dhe në rajon por këtu tek ne…
Ndaj ne kaluam ligjin, që rindërtimin ta kemi pa probleme, do i sjellim punëtorët nga jashtë. Vijnë nga fundi i botës për të punuar në Shqipëri, këta duan rroga shteti.


Të marrin punëtorët e ndërmarrjeve, pagën që marrin atje dhe këtë që iu ofron e të punojnë. Konsiderojeni dy punësim, le të marrin dyfishin e pagës, s’ka problem…
Çfarë pune di të bësh, asgjë. Çfarë pune do të bësh, doganier”, tha Rama ndër të tjera.

Ai la porosi që mungesa e punëtorëve të zgjidhet me urgjencë. “Kjo e punëtorëve duhet zgjidhur me urgjencë, duke kombinuar punëtorët e bashkisë me të huaj dhe pastaj kush do të vijë nga këta juristët që rrinë aty”, tha Rama duke iu referuar një grupi të rinjsh të cilëve iu foli teksa qëndronin në një kafe.

Rama: Hë mo çuna, po rrini, pa punë?
Të rinjtë: Pa punë.
Rama: Po ja ku ka punë, pse nuk shkoni?
Të rinjtë: Në ndërtim?
Rama: Pse çfarë do ti?
I riu: Kam mbaruar shkollën?
Rama: A ke mbaruar shkollën, jurist.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Paralajmërimi nga Gjiknuri

Aksion kundër mjeteve të rënda