16.02.2020 - 12:22
Shërbimi i Sigurisë i Federatës Ruse (FSB) njoftoi se ka ndaluar një anije me katër shtetas ukrainas në Detin Azov.
Pas inspektimit, ekuipazhi u zbulua se nuk kishte identifikimin dhe liçensat e nevojshme për të peshkuar në zonë, thuhet në një njoftim të FSB-së.
“Kapiteni i anijes nuk iu bind kërkesave ligjore të patrullës kufitare për të ndaluar dhe u përpoq të ikte”, thuhet më tej, duke u theksuar se janë gjetur më shumë se 290 peshq shojza, si dhe një rrjete e paligjshme peshkimi.
Anija dhe ekuipazhi i saj u dërguan në portin Kerç për hetime të mëtejshme, thuhet më tej në njoftim.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Festivali i Filmit
“Gjyqi”, përmes fjalëve të regjisorit Askold Kurov
Deklarata e presidentit polak
“Gazsjellësi rus tregon mungesë solidariteti në Europë”
Profil/ Nikita Hrushov