MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Shpesh më mpihen gishtat e dorës së djathtë…

06.02.2020 - 18:32

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Shpesh më mpihen gishtat e dorës së djathtë, çfarë sinjalizon kjo për shëndetin tim?

Përgjigjet mjeku: Mpirja vjen si pasojë e lodhjes kur keni aktivitet fizik, por kur juve keni pushuar dhe keni dhimbje, atëherë mund të keni ndojë problem shëndetësor për të cilin duhet të bëni kujdes. Janë disa sinjale që trupi jep nëse juve ndjeni mpirje.

Lodhje- Kur ngremë pesha të rënda dhe i mbajmë duart në pozicione të parehatshme rrisim presionin në nervat të cilat ndodhen në sipërfaqe të lëkurës. Kjo më pas shkakton ndjesinë e mpirjes. Ajo që duhet të bëni është një gjumë i mirë si dhe t’i jepni kohë trupit tuaj të pushojë.

Mungesë vitaminash- Mungesa e vitaminave (të tilla si E, B1, B6 dhe B12) mund të shkaktojë shpesh ndjesinë e mpirjes te gishtat në dorën e majtë ose në këmbën e majtë. Përpiquni t’i siguroni trupit tuaj gjithë balancën e nevojshme të vitaminave.

Dëmtime në shpinë- Duket e pabesueshme por në fakt edhe problemet e shpinës zakonisht shfaqen me anë të mpirjes te gishtat e vegjël të dorës së majtë. Ky është rezultat i cili vjen pasi fijeve nervore u është shkaktuar shumë trysni. Përpiquni të praktikoni joga, ushtrime gjimnastikore ose not.

Diabeti- Një nga shenjat e para të diabetit është ndjesia e mpirjes që vjen nga këmbët deri te krahët. Kjo ndodh për shkak të reduktimit të qarkullimit të gjakut në zona të caktuara dhe për shkak të dëmtimeve të fijeve nervore.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.