MENU
klinika

Manastirliu tregon si do të veprohet

Shqipëria mbyll kufijtë me Italinë nga frika e koronavirusit?

24.02.2020 - 10:33

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, po zhvillon sot mbledhjen e radhës të Task Forcës për koronavirusin, i cili është kthyer në një alarm botëror.

E pyetur nga gazetarët nëse do të mbyllen kufijtë me Italinë, ku virusi ka shënuar katër viktima dhe qindra të infektuar dhe vijon përhapjen me shpejtësi, ministrja tha se gjithçka do të vendoset në bazë të rrezikshmërisë. Ministrja deklaroi se mbyllja e kufijve realizohet kur paraqiten raste apo kur ka një shpërhapje të gjerë të epidemisë, madje sipas saj, edhe në këto raste nuk vendosen masa agresive kombëtare, por izolohen zonat.

“Kjo situatë po trajtohet me shumë përgjegjësi nga të gjitha strukturat. Është momenti të veprojmë në përgjegjësi të plotë, duke garantuar së pari shëndetin e qytetarëve. Në varësi, dhe sipas shkallës së rrezikshmërisë, do të marrim masat përkatëse. Aktualisht Shqipëria nuk ka asnjë rast të prekur nga koronavirusi. Sa i përket mbylljes së kufijve, unë së bashku me ekspertët, pasi duhet të kuptojmë që procesi po udhëhiqet nga ne, po vlerësojmë riskun dhe do rekomandojmë masat. Sipas shkallës së rrezikshmërisë, do të ketë edhe masa, me qëllimin e vetëm, mbrojtjen e shëndetit të popullatës.

Për momentin ne kemi dyfishuar ekipet e shëndetësisë në pikat kufitare, për të pasur kontroll të imtësishëm. Për çdo vendim që do të marrim, do iu informojmë në kohë reale. Masat do të jenë të bazuara në mbrojtje të shëndetit të qytetarëve. Mbyllja e kufijve realizohet kur paraqiten raste, apo kur kemi një shpërhapje të gjerë të epidemisë. Edhe në ato raste, nuk vendosen masa agresive kombëtare, por izolohet rasti, duke u vendosur masa sigurie në zona të caktuara. Të gjitha palët jemi në përgjigje të situatës dhe do përgjigjemi sipas shkallës së rrezikshmërisë”, tha Manastirliu.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!