MENU
klinika

"Prova, për ata që nuk na njohin akoma..."

Socialistë të vjetër? Edi Rama sjell në Kongres anëtarin 100-vjeçar

29.02.2020 - 18:53

Në ditën e dytë të zhvillimit të Kongresit Zgjedhor të Partisë Socialiste, sot Kryeministri Edi Rama ka folur për një sërë çështjesh.

Nga integrimi, procesi i negociatave, pagat, rolin e gruas në shoqëri, një mandat të tretë të mundshëm, si dhe ka ka prezantuar sot anëtarin më të vjetër në moshë të Partisë Socialiste.

Teksa hynte në podiumin e kongresit, kreu i socialistëve, kërkoi që në skenë t’i bashkëngjitej dhe Zeqiri, madje nuk nguroi që të ‘urdhëronte’ të pranishmit që ta mirëprisnin të moshuarin me duartrokitje. Rama pohoi se Zeqiri ishte 100 vjeç.

“Dje në mos gabohem më bëri një pyetje një gazetare që siç tha ajo që disa socialistë të vjetër kanë kërkuar disa gjëra. Unë i thash se s’ka socialistë të vjetër. Sot dua të sjell provën për të gjithë ata që nuk na njohin akoma. Dua të sjellë këtu në skenë një delegat, dua të sjell këtu Ziqirin. Çohuni në këmbë, duartrokiteni, është 100 vjeç.”

Zeqiri: Të nderuar socialistë, falënderoj zotin Edi Rama për mundësinë që më dha. Mendoj se ky kongres do ta forcojë akoma më shumë unitetin e PS. Edhe lidhjet e saj me masën. Ne veteranët e Luftës Nacional Çlirimtare e mbështesim shumë mazhorancës qeverisëse, pasi po përballon situata të vështira, në zgjidhjen e halleve të popullit.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!