Britania e Madhe tani është zyrtarisht jashtë Bashkimit Europian, pas 47 viteve anëtarsim.
Rruget dhe sheshet kryesore u mbushën nga demostruesit e pro dhe kundër Brexit, teksa numëroheshin mbrapsht sekondat për daljen e Britanisë së Madhe.
Kryeministri Boris Johnson e ka quajtur këtë një moment hisktorik dhe lindja e një epoke të re për Britaninë e Madhe.
Johnson shpërndau një video mesazh në rrjetet sociale duke e quajtur Brexit ‘lindje e një epoke të re për Britaninë e Madhe’. Deputetët britanikë që mbështesin Brexitin festuan ndërsa ktheheshin në atdhe.
“Ne po largohemi. Liri, demokraci, dhe vetëqeverisje. Ne kemi fituar!”, tha Nigel Farage, anëtar britanik i Parlamentit Evropian.
Të tjerët shprehën keqardhje. “Të gjithë do t’i marrë malli për përfaqësuesit britanikë. Jo për të gjithë, për shembull, nuk mendoj se do të na mungojë zoti Farage, por të gjithë të tjerët, po”, tha Guy Verhofstadt, anëtar belg i Parlamentit Evropian.
Brexit ka avantazhet dhe disavantazhet e tij. Dalja nga Bashkimi Europian i jep më shumë liri Britanisë së Madhe dhe ka kontroll më të madh për njerëzit që duan të punojnë atje. Ekspertët cilësojnë si disavantazh faktin që rritja ekonomike e Britanisë së Madhe do të jetë me ritme të ulëta, diçka që nuk është pranuar nga kryeministri Johnson.
Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë t’i bindet të gjitha ligjeve të BE-së dhe gjykatave evropiane. Në muajt e ardhshëm, ajo do të vazhdojë të paguajë buxhetin e BE-së dhe të përputhet me çdo ndryshim në ligjin e BE-së. Kjo do të thotë se të vetmet gjëra që do të ndryshojnë janë kryesisht simbolike.
Mbretëria e Bashkuar nuk do të përfaqësohet në institucionet e BE dhe nuk do të marrë më pjesë në asnjë takim të liderëve të BE-së.
Bizneset do të operojnë normalisht, do të thotë që klinentët nuk preken. Njerëzit që udhëtojnë në Evropë nuk do të preken gjatë periudhës së tranzicionit, dhe qytetarët e BE-së do të jenë akoma në gjendje të lëvizin lirshëm rreth bllokut.
Periudha e tranzicionit të Brexit do të përfundojë më 31 dhjetor të këtij viti. Kjo do të thotë që Mbretëria e Bashkuar duhet të negociojë lidhur me marrëdhëniet e saj të ardhshme me Evropën në vetëm 11 muaj. Mosarritja e një marrëveshjeje do ta bënte Brexitin më të vështirë për tu përfunduar, duke shkaktuar dëme ekonomike për të dy palët dhe ndoshta edhe për botën.
Ky është një skenar që të dyja palët dëshirojnë ta shmangin. Bisedimet zyrtare do të fillojnë më 3 mars.